
Numri i vdekjeve në Tripoli vetëm rritet. Që nga fillimi i trazirave numërohen 653 të vdekur (ndër ta 41 civilë) dhe 3547 të plagosur (ndër ta 126 civilë).
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në Libi i njoftoi këto të dhëna në Twitter, duke nënvizuar se javën e shkuar "midis civilëve të lënduar kishte edhe tre punëtorë shëndetësorë". /Sipas Ansa/



