Bernie Sanders shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në 2020-n

Bernie Sanders shpall kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në 2020-n

Bernie Sanders zyrtarizon kandidaturën për president të SHBA-ve. Senatori i pavarur nga Vermonti hyn kështu në garën e vitit 2020 për Shtëpinë e Bardhë.

Me anë të një emaili drejtuar përkrahësve të tij të martën në mëngjes, Sanders njofton vendimin e tij për të rikandiduar për presidencën amerikane, duke e parë këtë hap si një përpjekje për të përmbushur misionin që ai filloi kur hyri në garën për Shtëpinë e Bardhë tre vjet më parë.

"Së bashku me ju, unë dhe fushata ime në 2016-n filluam revolucionin politik", tha ai. "Tani është koha për të përfunduar këtë revolucion dhe për të zbatuar vizionin për të cilin kemi luftuar".

Sanders, 77 vjeç, kandidon si demokrat, dhe beson se do t’ia dalë përballë shumë kandidatëve të tjerë të partisë së tij , shumë prej tyre femra. Më pas, ai mund të përballet me Donald Trump, të cilin e  konsideron si "Presidenti më i rrezikshëm në historinë moderne amerikane".

Politikat progresive që propozoi Sanders në vitin 2016 e ndihmuan të fitonte popullaritet te amerikanët. Politikat shëndetësore “Medicare-for-All”, paga minimale federale prej 15 $ në orë, politikat arsimore dhe thirrjet për të luftuar më shumë agresivitetin e ndryshimeve klimatike dhe rritjen e taksave për të pasurit janë përqafuar gjerësisht nga disa kandidatë presidencialë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy