
‘Vendet europiane nuk duhet t’i kundërvihen njëri-tjetrit pas tensioneve në rritje mbi shpërndarjen e dozave të vaksinave të koronavirusit,’-ka deklaruar presidenti i Parlamentit BE-së. Thirrja për unitet vjen teksa udhëheqësit e BE-së po zhvillojnë biseda virtuale për furnizimet dhe shpërndarjen në 27 vendet anëtare të bllokut.
Ndërkohë disa vende të unionit janë ankuar për vaksinat, pasi sipas tyre nuk janë shpërndarë në mënyrë të drejtë.
Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi në Tëitter se samiti do të "sigurojë që Evropianët të marrin pjesën e tyre të vaksinave". Ajo gjithashtu tha se BE kishte eksportuar rreth 77 milion doza në 33 vende që nga dhjetori, duke e bërë bllokun eksportuesin më të madh të vaksinave në botë.
Sakaq disa disa shtete të BE-së, të udhëhequr nga Austria, po bëjnë thirrje për rishikim të metodës së shpërndarjes së bllokut pasi nuk arritën të marrin dozat e mjaftueshme gjatë këtij vit.



