Aksidenti me dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Elbasan-Peqin/ Dyshimet mbi shkaqet e përplasjes fatale (VIDEO)

Aksidenti me dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Elbasan-Peqin/ Dyshimet mbi shkaqet e përplasjes fatale (VIDEO)

Një aksident tragjik me dy të vdekur dhe pesë të plagosur u shënua në orët e para të mëngjesit të së dielës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku një makinë tip “Benz” u përplas me një furgon duke bërë që të humbin jetën nënë e bir Fatbardha Shahini 55 vjeç dhe Klodian Shahini 33 vjeç.

Korrespondentja Entela Duka raportoi për MCN Live se në spital u dërguan fillimisht 14 pasagjerët për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por rezultoi se vetëm pesë prej tyre kishin marrë lëndime, ndërsa 9 të tjerët ndodheshin në gjendje shoku.

24 orë pas aksidentit tragjik nga pesë personat që morën mjekim në spitalin rajonal Elbasan, tre prej tyre janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar, ndërsa dy prej tyre e kanë lënë spitalin Elbasan.

Ndërkohë mësohet se viktima 33-vjeçar ishte babai i dy fëmijëve të mitur. Dyshohet se 33-vjeçari për shkak të lagështirës në rrugë, ka humbur kontrollin në mjet.

Por ka dyshime se ai dhe drejtuesi i minibusit kanë qenë me shpejtësi, por edhe prej kthesës së fortë dhe lagështisë në rrugë e kanë pasur të vështirë të ruajnë drejtimin e mjetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy