Në Ukrainë që prej fillimit të konfliktit në prill të vitit 2014 kanë humbur jetën rreth 9 mijë persona.
Sipas shifrave të OKB-së rreth 21 mijë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. OKB iu ka bërë thirrje palëve t’i japin fund konfliktit, i cili duket se javët e fundit është intensifikuar ndjeshëm.



