Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe aleatët e tij opozitarë po drekojnë me një pjesë të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Në takim janë të pranishëm ambasadorët e Gjermanisë, Hungarisë, Polonisë, Kroacisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Holandës e Belgjikës.
Ky është takimi i dytë i kësaj natyre pas atij të ditës së djeshme, ku morën pjesë Ambasadori i Francës, Britanisë së Madhe, Greqisë dhe Danimarkës.
Në përfundim të drekës dje, Basha deklaroi se opozita është në bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sipas tij është diskutuar për krizën politike.



