Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohen tri ankimimet e bëra nga opozita dhe shoqata e avokatëve dhe kontabilistëve sa i përket tatimit për profesionet e lira.
Gazetari Mariglen Kume në një lidhje me MCN Live ka bërë me dije se të trija ankimimet janë bashkuar në një seancë të vetme meqë kanë në thelb të njëjtën temë ankimimi sa i përket rritjes së tatimeve për profesionet e lira duke e çuar kështu në 13% dhe mbi 23 % për ata që e kalojnë këtë xhiro.

Në fakt opozita dhe shoqëria civile e kanë kundërshtuar këtë sepse nga një anë qeveria ka premtuar zero taksa për bizneset e vogla dhe nga ana tjetër ky tatim fitim shkon mbi 13% dhe kjo taksë shkon në 23%.
Ishte njoftuar se sot profesionistët e lirë do të mbanin një protestë para gjykatës kushtuese por deri tani nuk është mbledhur asnjë. Janë 30 mijë profesione të lira që janë regjistruar aktualisht në sistemin e QKB dhe ky ndryshim i bërë i ka dhënë disa rezultate të para pasi kemi parë se dhe nga opozita është denoncuar se disa janë duke transferuar aktivitetin e tyre në Kosovë, ndërsa një pjesë tjetër e ka mbyllur NIPT-in e tyre dhe kjo do të sjellë një kosto për qytetarët që marrin shërbimin nga profesionistët e lirë ku bëjnë pjesë kryesisht avokatët, juristët, kontabilistët.
Sa i përket thirrjeve për protesta, ato kanë qenë vetëm në rrjetet sociale dhe kjo mund të ketë qenë një nga arsyet pse nuk janë organizuar, ose ndoshta janë në pritje të marrjes së një vendimi për të reaguar më pas.



