Kreu i PD-së së Rithemelimit Sali Berisha mblodhi një ditë më parë Kryesinë dhe kryetarët e degëve, një takim që vjen pak ditë para Kuvendit të 2 dhjetorit.
Në një raportim për MCN Live nga selia blu gazetari Andon Kello bën me dije se grupi i Gazment Bardhit ende s’ka vendosur nëse do të marrë pjesë në këtë Kuvend, pasi nuk i njeh vendimet e Rithemelimit.
Kello thotë se disa nga deputetët e grupit Bardhi kanë dhënë sinjale se nuk do të jenë të pranishëm në Kuvend.
Z. Berisha në prag të këtij Kuvendi Kombëtar po vazhdon me një axhendë të vetën, për shkak se grupi Bardhit nuk ka vendosur ende nëse do të marrë pjesë ose jo në këtë Kuvend Kombëtar. Disa deputetë të grupit Bardhi kanë dhënë sinjale se nuk do të jenë pjesë e Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit, pasi nuk e njohin statutin e Rithemelimit, dhe nuk e njohin z.Berisha si kryetar të Rithemelimit. Kjo mund të sjellë një ndasi në axhendën e përbashkët që kanë deputetët, edhe pse parimisht në grupin parlamentar kanë rënë dakord të kenë një axhendë të përbashkët edhe jashtë Parlamentit”.
I pyetur a ka ndonjë datë për aksionin ose atë që cilësohet mosbindje civile, Kello tha: “Protestat do të vijnë pas Kuvendit Kombëtar të 2 dhjetorit. Aty do të merren të gjitha vendime”.



