Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është mes atyre që votuan kundër ligjit që lejon martesat mes personave të të njëjtit seks, pavarësisht se ky ligj kaloi pasi mori numrin e mjaftueshëm të votave në bundestagun gjerman. Merkel beson se “martesë quhet ajo mes një burri dhe një gruaje”, por ligji kaloi me 393 vota pro dhe 226 kundër.
“Për mua, martesë sipas ligjit gjerman është ajo mes një burri dhe një gruaje dhe kjo është arsyeja pse unë nuk votova për të ligjin e ri”, tha ajo pas votimit në Parlament.
Kancelarja gjermane ka thënë se mbështet të drejtën e çifteve gei për të adoptuar fëmijë dhe të drejtat e komunitetit LGBT, duke bërë thirrje për “votim me ndërgjegje”.
Partisa Socialdemokrate, SPD, me të cilën qeveris në koalicion partia e Merkelit, CDU, e ka parë deklaratën e Merkelit si një dritë jeshile për të votuar pro këtij ligji. / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



