Video/ Shpërthim me tritol në lokalin 'Odeon 2' në Radhimë

Video/ Shpërthim me tritol në lokalin 'Odeon 2' në Radhimë

Shpërthim eksplozivi është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal në Rradhimë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02.30. Lokali i quajtur Odeon 2. Nga shpërthimi ka patur dëme të konsiderueshme, ndërsa sasia e lëndës shpërthyese dyshohet të jetë rreth 500 gramë, ndërsa ishte vendosur në kolonën kryesore të lokalit.

Siç duket nga pamjet dëmet janë të konsiderueshme duke e dëmtuar thuajse plotësisht. Dëmet janë shkaktuar në guzhinë por edhe pjesën e restorantit.

Në momentin e shpërthimit katër punonjës kanë qenë në pjesën pas guzhinës së lokalit duke fjetur, por fatmirësisht nuk janë dëmtuar.

Lokali është në pronësi të shtetasit Gjik Novruzi, por është dhënë me qera ndaj shtetasit Sadrit Shabani nga Elbasani i cili e menaxhonte. Ky i fundit kishte disa muaj qe e kish marrë me qera.

Ndërkohë që policia ka qenë gjatë natës në vendngjarje, në mëngjes kanë mbërritur edhe forcat anti eksploziv nga Tirana.

Shabani nuk është emër i panjohur për policinë. Ai ishte DJ në lokal Univers të fisit Çapja dhe është kunati i Florenc Çelës ndërsa në shkurt të 2022 u mor në pyetje në lidhje me vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy