
Pajisjet, teknologjitë e fundit dhe pjesët e avionëve luftarakë! Pekini po ndihmon vazhdimisht Moskën në luftën në Ukrainë, duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.
Diçka e tillë shkruhet nga Wall Street Journal në bazë të një analize të dokumenteve doganore ruse.
Për pjesën tjetër, këto janë mallra me përdorim të dyfishtë, ushtarak dhe civil, të cilat Rusia filloi t’i importonte nga Kina vitin e kaluar, pas ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.
I pyetur për një koment, Kremlini u kufizua në përgjigjen, përmes zëdhënësit Dmitry Peskov:
Rusia ka potencial të mjaftueshëm teknologjik për të siguruar sigurinë e saj dhe për të kryer operacionin special. Ky potencial përditësohet vazhdimisht.
Nëse është e vërtetë që Moska arrin të furnizojë vetë arsenalin e saj ushtarak, është po aq e vërtetë se ajo ka nevojë të importojë teknologji me përdorim të dyfishtë nga jashtë, siç janë gjysmëpërçuesit, të cilët janë thelbësorë në modalitetet bashkëkohore të luftës.
Nuk është vetëm Kina midis vendeve që në fakt mbështesin Moskën në përpjekjet e saj ushtarake: dokumentet e shqyrtuara nga WSJ tregojnë gjithashtu një rol për Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, kinezët marrin pjesën e luanit.
Gazeta amerikane analizoi mbi 84 mijë dërgesa të listuara në regjistrat doganorë rusë, të kompletuara me datat, dërguesit, marrësit, blerësit, adresat dhe përshkrimet e produkteve.
Për shembull, kompania kineze e mbrojtjes e kontrolluar nga shteti Poly Technologies dërgoi pajisje lundrimi në Rosoboronexport të Rusisë për helikopterët transportues ushtarak M-17 më 31 gusht 2022. Dhe në fillim të të njëjtit muaj, kompania kineze e elektronikës Fujian Nanan Baofeng Electronic Co., furnizoi sërish Rosoboronexport, nëpërmjet një kompanie shtetërore uzbek, një antenë teleskopike për avionët ushtarakë, e cila përdoret për bllokimin e komunikimeve.
Megjithatë, më 24 tetor, ishte kompania shtetërore kineze e aviacionit Avic International Holding Corp, ajo që dërgoi Ao Kret, një degë e gjigantit qeveritar rus Rostec, pjesë me vlerë 1.2 milionë dollarë për avionët luftarakë Su-35.



