Italia ka paralajmëruar se fluksi i emigrantëve në vend është i papërballueshëm dhe do të detyrohet të mmbyllë portet dhe do të ndalojë anijet e shpëtimit të agjencive të ndihmave të marrin njerëz nga Libia. ndërsa si pasojë pritet që ministrat e Brendshëm të Gjermanisë, Francës dhe Italisë të takohen për bisedime urgjente në Paris pas këtyre paralajmërimeve.
Qeveria italiane ka kërkuar reagimin e shteteve të tjera të Bashkimit Evropian pas mbërritjes së 12 mijë emigrantëve vetëm brenda dy ditësh, javën e kaluar.
Komisioneri i BE-së për emigrantët, Dimitris Avramopulos ka premtuar më shumë mbështetje financiare për Italinë dhe i kërkoi vendeve të tjera të tregojnë më shumë solidaritet.
Mbi 500 mijë emigrantë kanë hyrë në portet italiane që nga viti 2014.



