Drejtësia/ Duraj: Problem numri i vogël i gjyqtarëve. Pjetra: Duhen të paktën 3 gjykata apeli

Drejtësia/ Duraj: Problem numri i vogël i gjyqtarëve. Pjetra: Duhen të paktën 3 gjykata apeli

Në studion e MCN Informacion u diskutua në lidhje me problemet e sistemit të drejtësisë, nisur nga ngjarja e rëndë e javës së kaluar në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. 

Avokati Alban Duraj tha se ajo nga e cila vuan sistemi dhe rrjedhimisht edhe qytetarët që presin drejtësi është numri i pamjaftueshëm i qytetarëve.  

Ndërkohë, Ndue Pjetra tha se harta e re gjyqësore e ka vështirësuar funksionimin e drejtësisë. Ai tha se duhen të paktën 3 gjykata apeli në rrethe. 

 

Alban Duraj

Unë mendoj që nuk është puna e gjykatave. Jam pro hartës së re gjyqësore. Problemi qëndron te numri i gjyqtarëve. Unë jam dakord me konfigurimin e gjykatave, por jo me numrin e reduktuar të gjykatave. Ne kemi 9.1 gjyqtarë për 100 mijë banorë, ndërsa rajoni e ka mbi 20. Ne duhet të shtojmë numrin e gjyqtarëve. Sa i përket numrit të banorëve, sipërfaqes që kemi, janë studiuar një sërë vendesh. Edhe vendet e rajonit kanë këtë strukturë. Ajo që duhet bërë është shtimi i numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Qeveria nuk jep fonde, nuk ka buxhet të mjaftueshëm. 

 

Ndue Pjetra

Në Gjykatën e Apelit edhe po pate 1 mijë gjyqtarë nuk ke dhoma për proceset. Nuk duhej të grumbulloheshin të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë në një godinë. Një kontrabandist droge e ka shtëpinë më të madhe se aq. Vendimi i dhënë me vonesë ka irrituar palët. Në këtë rast, KLGJ nuk mund të thotë që unë kërkova fonde. Nëse nuk merren masa për shpërndarjen e Gjykatave të Apelit në tre të tilla nëpër rreth, ne nuk kemi për të pasur drejtësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy