Arbër Çepani: Si e ktheva sallën e priftit në Itali, në ambientin e ballos së fundvitit

Arbër Çepani: Si e ktheva sallën e priftit në Itali, në ambientin e ballos së fundvitit

Jam i fiksuar pas çdo gjëje retro, i koleksionoj. Kam një koleksion shumë të madh me objekte të prodhuara ose përdorura në Shqipëri, mbi 20 mijë objekte koleksioni, ato janë në pikat kryesore të bizneseve që kanë.

Nisa me koleksionin që është shumë i madh dhe në një pikë të caktuar thashë po tani çfarë do bëj tani? Gjeta një mënyrë që ta kthej në biznes pa i shitur këto objekte.

Në emiosionin “Bilardo” në MCN TV, Arbër Çepani zbulon se pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar jashtë Shqipërisë, madje ndalet në periudhën e gjimnazit kur ka studiuar në Itali.

Ai tregon se rreth moshës 18-vjeçare donte të kishte punën e tij, financat dhe të ishte autonom.

Fillova të bëja marrëdhënie me publikun me diskotekat e orëve të hershme, paradite, bëja PR, isha personi që duhet të gjëja njerëz të mbushja diskotekën.

Kam jetuar në Puglia dhe fillova të punoja aq mirë dhe kam rastisur gjatë gjithë jetës time me më shumë vajza se sa meshkuj. Dhe ngrita një organizatë timen.

Duke qenë se organizata u njoh shumë fillova të bëja evente dhe jashtë shkollës, nga viti i tretë gjimnaz u bëra shumë i famshëm sa më thanë hidh kandidaturën për President shkolle dhe bëj një fushatë alla elektorale, ata nuk kishin as ballo fundviti.

Këtyre u dukej gjë e rrallë dhe doli në media se si një shqiptar zgjidhej president shkolle. U bënë shumë aktivitete dhe erdhi fundi i vitit dhe unë kisha premtuar ballon e fundvitit gjigante, ata nuk paguanin si këtu.

Ishte premtimi më i madh. Ishte fund maji dhe duhet të gjeja zgjidhjen brenda dy javësh. Takoja priftin katolik.

Kishte një sallë gjigante që bënte dhe aktivitete dhe i flas hapur priftit, ky është halli: Duam të bëjmë një gjë gjigante, më duhet patjetër salla jote, duhet të organizoj një ballo fundviti.

Dhe nuk di si ia mbushja mendjen, salla u dha. Dhe pasi u bë balloja e fundvitit unë isha heroi i shkollës dhe në vitin e pestë të gjimnazit unë rifitova një mandat të dytë si President.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy