SPAK thërret Metën/ Hoxha: Ka prova, dëshmi e udhëtime të Metës me Kastriot Ismailajn

SPAK thërret Metën/ Hoxha: Ka prova, dëshmi e udhëtime të Metës me Kastriot Ismailajn

Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teka foli për hetimet që po kryhen SPAK lidhur me çështjen CEZ-DIA, për të cilën është pyetur edhe Ilir Meta, tha se ka disa prova dhe dëshmi për lidhjet e Metës me Kastriot Ismailaj, i cili vuajti dënimin me 11 vite burg, për abuzimet me DIA, kompaninë që mblidhte borxhet e institucioneve dhe qytetarëve ndaj CEZ. 

Sipas tij, ka prova, filmime, dëshmi, udhëtime të Metës me Kastriot Ismailajn.

Në këtë dosje, Meta është akuzuar sepse në vitin 2009, kur janë bërë tratativat për privatizimin e OSHE, ka ndikuar nëpërmjet ambasadorit tonë në Pragë, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, akuzohet se ka shfrytëzuar pozicionin, për të negociuar që mbledhjen e borxheve të qytetarëve shqiptarë, ta bënte kompania DIA. Ka dalë garant që ky është njeri me lidhje të forta dhe ka infrastrukturën për ta bërë këtë.

DIA ka marrë 1.5 milionë euro, pa u firmosur akoma marrëveshja.

Prokuroria disponon, prova, filmime, dëshmi, udhëtime, të Kastriot Ismailaj me Metën. Madje është një vendim që ka favorizuar CEZ, i cili i jepte mundësinë të fitonte mbi 30 milionë euro. Duke ndikuar te ERT, është ndryshuar çmimi i energjisë, është ulur me gati 30%".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy