Franca rekomandon një dozë të dytë Pfizer ose Moderna për të vaksinuarit me Johnson

Franca rekomandon një dozë të dytë Pfizer ose Moderna për të vaksinuarit me Johnson

Vaksina Johnson & Johnson do të humbasë avantazhin e saj kryesor, atë të të kërkuarit vetëm një dozë.

HAS, autoriteti publik që kontribuon në rregullimin e sistemit shëndetësor francez, në fakt ka rekomanduar një injeksion të dytë të një vaksine mRNA (Pfizer ose Moderna) për njerëzit që kanë marrë një dozë të vetme për të paktën 4 javë.

Opinioni i HAS mbi përcaktimin e fushatës përforcuese të vaksinave për ata që kanë përfunduar ciklin anti-Covid u botua këtë mëngjes, pas vlerësimit të kryer nga i njëjti Autoritet mbi uljen e efikasitetit me kalimin e kohës për të gjitha vaksinat, veçanërisht kundër variantit Delta.

Siç u tha, rekomandimi erdhi pas analizës së "studimeve vëzhguese të fundit" të kryera në Francë dhe në vende të tjera që kanë autorizuar vaksinat kundër Covid.

Këto të dhëna "demonstrojnë mbrojtjen e pamjaftueshme të dhënë nga një dozë e vetme (Pfizer, Moderna dhe Astrazeneca) kundër formave simptomatike të Covid të lidhura me variantin Delta", prandaj, HAS konsideron "të domosdoshme që tani të rekomandohet administrimi i një doze shtesë për personat që kanë marrë vaksinën me një dozë të Janssen".

Javët e fundit, Komisioni Francez për Udhëzime për Strategjinë e Vaksinimit, Alain Fischer, kishte sugjeruar vazhdimisht se doza e vetme e Johnson & Jonhson nuk ishte potencialisht e mjaftueshme për të garantuar mbrojtje adekuate.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy