Mbetje pesticidesh, Zelanda e Re heton erëzat indiane

Mbetje pesticidesh, Zelanda e Re heton erëzat indiane

Rregullatori i sigurisë ushqimore në Zelandën e Re po heton markat kryesore të erëzave të Indisë, MDH dhe Everest, për kontaminim të mundshëm me mbetje pesticidesh pasi verifikime të ngjashme po bëhen në vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vitin e kaluar, India ishte eksportuesi më i madh në botë i këtij produkti, duke dërguar erëza me vlerë 3.89 miliardë dollarë në rreth 180 vende, sipas TradeImex.

Erëzat indiane janë të njohura për aftësinë e tyre për të përmirësuar shijet dhe produktet e mishit.

Mirëpo, muajin e kaluar, Hong Kongu pezulloi shitjet e tre përzierjeve të erëzave të MDH dhe një të Everestit, duke thënë se përmbanin nivele të larta të pesticidit që shkakton kancer, oksid etilen.

Singapori gjithashtu e ka ndaluar shitjet e disa erëzave indiane.

“Oksidi i etilenit është një kimikat i njohur për shkaktimin e kancerit te njerëzit dhe përdorimi i tij për sterilizimin e ushqimit është hequr në Zelandën e Re dhe vende të tjera”, tha për Reuters, Jenny Bishop, zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Sigurisë Ushqimore të Zelandës së Re.

Meqenëse erëzat MDH dhe Everest ndodhen në Zelandën e Re, ne po e shqyrtojmë këtë çështje.

MDH dhe Everest kanë pohuar se produktet e tyre janë të sigurta për konsum. Dy kompanitë kryesore të erëzave eksportojnë produktet e tyre në SHBA, Evropë, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme dhe Australi.

Në prill, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) nisi një hetim nëse produktet nga dy markat, ndoshta më të mëdhatë në Indi, përmbajnë potencialisht pesticidin, tha një zëdhënës i FDA për Reuters.

Agjencia raportoi se që nga viti 2021, mesatarisht 14.5% e dërgesave amerikane të erëzave MDH u refuzuan.

Disa ditë përpara zbulimeve të Hong Kongut, Autoriteti i Sigurisë Ushqimore dhe Standardeve të Indisë lejoi një rritje dhjetëfish të kufirit të lejueshëm të mbetjeve të pesticideve në erëza, teksa nivelet nuk ishin aktuale ishin nën rregulloret indiane ose ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy