Autori i plagosjes në Orikum në arrati, shpallet në kërkim dhe një tjetër i përfshirë në ngjarje

Autori i plagosjes në Orikum në arrati, shpallet në kërkim dhe një tjetër i përfshirë në ngjarje

Vijon të jetë në arrati autori i plagosjes së ndodhur mbrëmjen e së dielës në Orikum, ku u qëllua me armë zjarri 29-vjeçari Sildi Velaj.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe një person i dytë, kushëriri i autorit, i dyshuar si i përfshirë në ngjarje.

Policia njofton se rreth orës 18:40 të së dielës në ambientet e lokalit të një karburanti në Orikum, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Qerim Bello, 28 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri duke plagosur Sildi Velaj, 29 vjeç, banues në Orikum.

I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Nga hetimet e kryera deri tani, është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i autorit të dyshuar, Emiljano Bello, 36 vjeç, banues në Orikum.

Policia po vijon intensivisht punën për kapjen e tyre, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Theksohet se detaje të tjera mbeten pjesë e hetimit, që po kryhet nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy