Orban:  Më 15 tetor Shqipëria dhe BE-ja do të çelin grup-kapitujt e parë të negociatave

Orban: Më 15 tetor Shqipëria dhe BE-ja do të çelin grup-kapitujt e parë të negociatave

Më 15 tetor në Luksemburg, Shqipëria dhe Bashkimi Europian do të çelin grup kapitujt e parë të negociatave në tryezën e dytë ndërqeveritare pas zhbllokimit të negociatave.

Lajmin e konfirmoi kryeministri i Hungarisë, Victor Orban gjatë konferencës për shtyp që po zhvillonte me kryeministrin Rama.

Javën e ardhme do të kemi konferëncën ndërmjet BE-së e Shqipërisë e do të hapet grup kapitulli i parë. Dua të përgëzoj Shqipërinë dhe kryeministrin Rama. Jemi krenarë që ky vjen në këtë periudhë kur Hungaria ka presidencën e BE-së.

Orban tha se Shqipëria po përballet me pengesa politike gjatë procesit, por nga ana tjetër e konsideroi anëtarësimin e këtij vendi si një kurim për Bashkimin Europian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy