Ajsbeg për t’u furnizuar me ujë

Ajsbeg për t’u furnizuar me ujë

Natyra e ka bekuar me pasuri të mëdha nëntokësore, por në sipërfaqen e saj, uji i rrjedhshëm dhe i pijshëm është thuajse zero.

E për këtë arsye me kalimin e viteve, sfida më e madhe e Emirateve të Bashkuara Arabe është furnizimi i 1 milionë banorëve të saj me ujë të rrjedhshëm e të pijshëm.

Projektet për të shuar etjen e arabëve të emirateve janë nga më të ndryshmit dhe nga më të çuditshmit, si ai i propozuar nga një kompani vendase për të tërhequr zvarrë një ajsberg nga Antarktida.

Bëhet fjalë për kapjen e bllokut masiv të akullit dhe rimorkimin e tij nëpër anije që do ta transportojnë atë për mbi 8800 kilometra përmes Oqeanit Indian për ta dërguar në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Hartuesit e projektit kanë menduar edhe detajet. Ata thonë se duke qenë se pjesa më e madhe e ajsbergut është nën ujë, ai nuk do të shkrihet, ndërsa bardhësia në sipëfaqje përthyen rrezet e diellit dhe shmang shkrirjen.

Për të pritur bllokun e akullt, në brigjet e Emirateve do të ndërtohen disa platforma për shkrirjen e tij dhe transportin përmes tubacioneve në rrjetin vendas të ujësjellësit.

Hartuesit e projektit thonë se uji i përftuar në këtë mënyrë është më i pastri i mundshëm që mund të gjendet në tokë dhe shpresojnë që kjo ide, nëse realizohet, të mund të ndikojë edhe në përmirësimin e klimës, ndoshta duke nxitur reshje më të shpeshta shiu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy