Gazetari dhe moderatori Ylli Rakipi në emisionin e tij ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV i ka kthyer përgjigje disa pyetjeve të drejtuara nga biznesmeni Gjergj Luca i cili është dhe i ftuari i këtij emisioni.
Duke u ndalur te gazetaria, Rakipi shprehet se është për të ardhur keq që vitet e fundit janë shtuar rastet e gazetarëve që funksionojnë me vënie gjobash.
Sipas tij është e pafalshme që pas 30 e ca vjetësh gazetaria pjesa më e madhe e saj është një shërbim, një shërbim i pakuptimtë dhe kjo është për të ardhur keq.

Zakonisht nuk përdor epitete për politikanët, por ndonjëherë ndodh kur më vijnë në mënyrë të natyrshme. Ndërsa sa i përket gazetarisë kemi raste në vendin tonë që kemi shembuj jo të këqij, një gazetari që përpiqet të bëjë sot atë që duhet. Vitet e fundit është shfaqur njëlloj gazetarie që dalin me shigjetë në dorë për të gjobitur dhe duket qartë që bëhet me këtë gjë dhe kjo është e lidhur pastaj me shërbimin që bënë pjesa jonë.
Në ‘90 kur ne erdhëm ishim të ndarë, nëse vije nga pjesa e të përsekutuarve do kaloje nga PD, është e pafalshme që pas 30 e ca vjetësh gazetaria pjesa më e madhe e saj është një shërbim, një shërbim i pakuptimtë dhe kjo është për të ardhur keq.
I pyetur pse nuk bëhet ligji i mediave, Rakipi shprehet se kjo është diçka që të dyja palët politike nuk janë të interesuara dhe pse është diçka e domosdoshme.
Të dyja palët janë të interesuara të mos bëhet ky ligj dhe qeveria dhe pjesa tjetër që të bëjnë atë punën që ata bëjnë. E kam diskutuar njëherë dhe i kam thënë autoriteteve por vjen një moment dhe bota ka nisur ta bëjë këtë për median online, ndërsa këtu palët nuk janë të interesuara dhe kur i kam thënë më është thënë që ju e keni kundërshtuar vetë. Kjo është një dilemë që vazhdon.



