Covid-19 në 24 orë/ 33 raste të reja dhe 2 viktima

Covid-19 në 24 orë/ 33 raste të reja dhe 2 viktima

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 33 raste të reja me Covid-19. Shifra ka dalë nga 2512 testime të kryera. Gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën dy qytetarë: 1 nga Korça dhe një tjetër nga Shkodra, të moshave 56-80 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Berat, Pogradec, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Vau i Dejës.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 131 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,732 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë nga të cilët 8 pacientë janë në terapi intensive.
 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy