Zjarri në Karaburun, 500 efektivë të FA në terren

Zjarri në Karaburun, 500 efektivë të FA në terren

Vijon aksioni për shuarjen e flakëve masive në Gadishullin e Karaburunit.

Rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura, 50 mjete, 3 helikopterë, zjarrfikëse e autoambulanca janë angazhuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në operacionin për shuarjen e flakëve në Karaburun.

Flakët kanë vijuar të jenë aktive përgjatë natës, duke u kthyer në rrezik për banorët e fshatit Dukat. Aksioni po vijon prej orësh nga toka dhe nga ajri për të vënë nën kontroll flakët, në mënyrë që ato të mos përparojnë drejt Parkut të Llogarasë.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka ndjekur në terren situatën e zjarreve në Dukatin e Poshtëm.

Peleshi theksoi se gjysmë ore më parë në Himarë u shënua një vatër tjetër zjarri. Gjithashtu ai u shpreh se aktualisht nuk ka asnjë dëm në banesa dhe në njerëz.

Shërbimi vendor i MZSH Vau Dejës ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e flakëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy