Lufta në Gaza, Izraeli tërheq trupat nga jugu i vendit

Lufta në Gaza, Izraeli tërheq trupat nga jugu i vendit

Gjatë natës, ushtria izraelite tërhoqi të gjitha trupat tokësore nga jugu i Rripit të Gazës, pas katër muajsh luftimesh radhazi në zonën Khan Younis.

Prania e trupave në Gaza është zvogëluar ndjeshëm.

Për momentin, Brigada Nahal vazhdon të operojë në zonë, duke mbajtur të sigurt korridorin Netzarim, rrugën që ndan Rripin e Gazës.

Sipas mediave korridori në fjalë i lejon ushtrisë të kryejë bastisje në veri dhe në qendër të Rripit, parandalon kthimin e palestinezëve të zhvendosur në veri të enklavës palestineze dhe lejon organizatat humanitare të dërgojnë ndihma direkt në Gazën veriore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy