Dhuna ndaj kafshëve/ Caci: Jemi shoqëri e frustruar

Dhuna ndaj kafshëve/ Caci: Jemi shoqëri e frustruar

Aktorja dhe aktivistja Renada Caci shpreh revoltë për dhunën ndaj kafshëve dhe thotë se jemi shoqëri e frustruar.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo tha se gjithë pakënaqësitë e shoqërisë sonë dhe frustrimin e shprehin tek qeni apo tek kafshët, që i cilësojnë shumë të dobët.

Drupal Ad

Janë fëmijë që rriten nga mëngjesin në darkë me telefona në dorë, këtu fut dhe celularët në dorë dhe mentaliteti, moshat e treta, në momentin që fëmija rritet nga gjyshi dhe gjyshja që i këshillon të rrijë fëmijës larg qenit, ta lëmë jashtë, ta godasim.

Fëmija 3-4 vjeç rritet me atë lloj kulture dhe fëmijën pa dijeninë e tij ajo gjë e tërheq.

Nuk do i krahasoja kurrë me një qenie njerëzore, por unë abuzimin ndaj kafshëve e kam hasur në moshë shumë të vogël kur shikoja fëmijë të tjerë që abuzonin me kafshët.

Unë jam rritur me një kulturë që unë duhet ta dua kafshën shumë, unë i dua të gjithë çfarë janë katër putrosha, çfarë janë frymorë i dua shumë. Jemi një shoqëri shumë e frustruar.

Kjo është pakënaqësi e shoqërisë sonë, dhe gjithë frustrimin e hedh tek qeniet që i quan të dobëta.

Ne jemi një popull që ecim me frikë, po të bëhen shembull do pakësohen rastet. Duhet të shohin ligjin që funksionon me individë të caktuar.

Ditën e shtunë në datë 26 do të jetë një protestë dhe unë do jem e pranishme. Kjo është një protestë sensibilizimi dhe revolte.

Tek ne kultura nuk fillon nga empatia, fillon nga frika. I kam dëgjuar vetë me veshët e mi, rrihe qenin kur të vijë afër, se ka mikrobe.

Duhet të na bëhet edukatë, momentin e parë që bëhemi prindër, duhet të përkushtohemi 100% se ku do rritet ku fëmijë dhe si do rritët.

Mirë është përkushtimi i kohës që fëmija të marrë edukatën nga nëna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy