Greqi/ Rritje e konsiderueshme e emigrantëve që hyjnë në BE nga Turqia në vitin 2019

Greqi/ Rritje e konsiderueshme e emigrantëve që hyjnë në BE nga Turqia në vitin 2019

Ka pasur një rritje të konsiderueshme në numrin e njerëzve që hyjnë në Evropë në mënyrë të paautorizuar nga Turqia vitin e kaluar, sipas agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian.

Më shumë se 82 000 migrantë u përpoqën të hyjnë në BE nga rruga Lindore e Mesdheut në vitin  2019, të nxitur nga situata në Siri dhe paqëndrueshmëria në Afganistan, tha Drejtori Ekzekutiv i “Frontex”, Fabrice Leggeri në Bruksel.

Në vitin 2018, nga e njëjta rrugë janë zbuluar 55 900 hyrje të paautorizuara, ndërsa tre vjet më parë, në kulmin e krizës së emigrantëve, ishin 885 386.

BE-ja ra dakord për një marrëveshje me Turqinë në vitin 2016 për t'i dhënë vendit deri në 6 miliardë euro ndihmë për refugjatët sirianë dhe stimuj të tjerë për të ndaluar emigrantët që nisen për në Greqi. Sidoqoftë, përkundër një rënie të mprehtë të migrantëve që bëjnë atë udhëtim gjatë vitit marrëveshja u arrit, numrat janë rritur nga viti në vit që nga viti 2017. Gjë që ka shkaktuar mbingarkesë në ishujt e saj lindorë, duke çuar në shpërthim dhune dhe protestash.

Në ishullin grek të Lesbos, shpërtheu protestë të premten përpara kampit më të madh të vendit për refugjatë pasi një azilkërkues vdiq nga plagët me thikë.

Disa dhjetëra migrantë i vunë zjarrin plehrave dhe bllokuan trafikun jashtë kampit.

Për rritjen e 46% të numrit të njerëzve që kalojnë nga Turqia në Greqi në vitin 2019, Leggeri tha: "Kjo ishte kryesisht për shkak të situatës në Siri, por edhe prej paqëndrueshmërisë në Afganistan, dhe ndryshimit të politikave ndaj shtetasve afganë nga autoritetet iraniane dhe pakistaneze".

Ai nuk pranoi që të fajësohen rojet bregdetare turke për këtë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se vendi i tij nuk mund të marrë përsipër barrën e pritjes së 3.6 milionë refugjatë sirianë dhe në të kaluarën ka kërcënuar të "hapë portat" për migrantët që të shkojnë drejt Evropës. Ai po kërkon më shumë para nga BE dhe evropianët duket se ka gjasa të pranojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy