
Deputeti socialist Arben Pëllumbi, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, teksa foli për çështjen se sa ka korrupsion në Shqipëri, pohoi ekzistencën por jo në masë të madhe.
Sipas tij nëse nuk do të kishte nuk do të kishim nevojë të ngrinim strukturat e drejtësisë dhe SPAK-un.
A kemi neve korrupsion në Shqipëri, është tema që duhet disktuar, sigurisht që ka sepse po të mos kishte nuk do flisnim.
Ne nuk e kemi fshehur asnjëra problematikat që ka korrupsion, por niveli i tij se sa është duhet diskutuar.
Nëse ne nuk kishin probleme korrupsioni dhe do të ishim të qetë nga kjo anë, nuk do kishim nevojë fare të bëjnë reformën e sistemit te drejtësisë nuk do kishim nevojë të ngrinim SPAK, të bënim një gjykatë special, natyrisht se këto gjera janë prandaj edhe janë ngritur këto institucione të cilat po veprojnë dhe po japin rezultatet e tyre.
Qëllimi për të cilën niset për tu bërë asnjë procedurë tenderimi nuk duhet krahasuar me abuzimet.



