Ngjarja në Dobraç do të hetohet nga SPAK/ Zhabina: Prokuroria e Posaçme do ta ketë më të thjeshtë të shkojë tek ekzekutorët (VIDEO)

Ngjarja në Dobraç do të hetohet nga SPAK/ Zhabina: Prokuroria e Posaçme do ta ketë më të thjeshtë të shkojë tek ekzekutorët (VIDEO)

Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencë për vrasjen e 4-fishtë të Dobraçit duke e kaluar çështjen për hetim në SPAK.

Gazetari Xhevahir Zhabina tha në studion e lajmeve të MCN Tv se vendimi ishte i pritshëm sepse Prokuroria e Shkodrës nuk ka kapacitete për hetimin e kësaj ngjarjeje dhe së dyti për shkak se prokurorët e kësaj strukture jetojnë dhe e zhvillojnë veprimtarinë  e tyre në këtë qytet, gjë që e bën pak më të vështirë hetimin.

Prokuroria e Shkodrës nuk ka kapacitete për t’i hetuar ngjarjet kriminale.

Prokurorët janë në qytete, janë të angazhuar aty dhe nuk mund të hetojnë njësoj siç hetojnë prokurorët e posaçëm.

SPAK duhet t’i japë përgjigje përfundimtare atyre ngjarjeve që kanë ndodhur në Shkodër. 

Prokuroria e Shkodrës dhe Policia e Shkodrës kanë bërë një punë të mirë në mbledhjen e provave prandaj SPAK do ta ketë pak më të thjeshtë minimalisht për të shkuar tek ekzekutorët dhe ndoshta më pas tek ata që kanë urdhëruar ngjarjen e rëndë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy