Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo e konsideroi një ngjarje të rëndësishme furnizimin e Evropës me gaz nga SHBA-ja, por që nuk mund të konsiderohet një zgjidhje finale. Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, Milo tha:
Është një ngjarje e rëndësishme ndër-atlantike sepse çështja e energjisë gjithmonë ka pasur rëndësi prioritare. Evropa ka qenë e varur për naftën dikur nga Lindja e Mesme, por vitet e fundit ka pasur një marrëdhënie specifike me Rusinë për shkak të nevojave për naftë dhe gaz. Pas sanksioneve Evropa duhet patjetër të realizonte këtë marrëveshje. Është shumë e nevojshme, shumë e dobishme, por patjetër që ka sfidat e veta. Nuk dihet në të ardhmen sa do t’i qëndrojë nevojave. Nuk është se me 15 miliardë metra kub do plotësohen nevojat e vendeve evropiane. Edhe në marrëdhëniet mes tyre ka ulje-ngritje, dhe mund të prekin këtë marrëveshje. Nuk është zgjidhje finale, është fillimi i një zgjidhjeje të karakterit strategjik që Evropa të bëhet e pavarur. Të mos ketë vetëm një kanal furnizimi”.
Paskal Milo tha se shqiptarët, veçanërisht ata të Kosovës, duhet ta shfrytëzojnë pakënaqësinë e Perëndimit ndaj Serbisë, lidhur me mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.
Nuk jam kaq shumë i bindur se një politikë e tillë ndaj Serbisë mund të ketë efektet e dëshiruara. Serbia vet qëndron në mes dhe e kupton që ka një lloj konkurrence mes Rusisë dhe BE-së për ta tërhequr dhe Serbia e shfrytëzon këtë pozicion. Ajo e di që BE s’mund të shkojë përtej deklaratave sepse i duhet Serbia, që ta shkëpusë nga influencat e Rusisë. Serbia në qëndrimet ndaj sanksioneve e ka vënë veten në pozitivë të vështirë në sytë e Evropianëve. Shqiptarët marrin vlerë të veçantë. Mençuria e shqiptarëve të Kosovës është që të shfrytëzojnë këtë pakënaqësi. Ne si shqiptarë duhet manovrojmë dhe ta detyrojmë Serbinë të njoh realitetin në Kosovë. Po që se Serbia do distancohej nga Moska do kishte ndikim në zgjedhjet e 3 prillit. Vuçiç është i kujdesshëm të mos bëjë gabime të kësaj natyre sepse një pjesë e popullsisë serbe ushqen ndjenja filo-ruse. Kur vete Putini të vizitojë Beogradit një në 10 metra ka pankarta të Putinit sikur po vjen Mesia në Tokë”.
Milo vlerësoi si një vendim që dëshmon sovranitet dhe vendosmëri, në mbrojtje të interesit kombëtar, atë të kryeministrit Kurti që nuk lejon zgjedhjet e serbëve në Kosovë.
Kemi një presion të SHBA-ve, BE-së dhe QUINT-it ndaj Albin Kurtit që të lejojë zgjedhjet e serbëve në Kosovë. Pavarësisht se qeveria e Kosovës po merr kosto në sytë e Perendimorëve, po i jep mësim Beogradit. Dëshmon sovranitet, vendosmëri, që di të mbrojë interesat kombëtare. Kosova ka pritur dhe ka toleruar shumë”.



