Zelensky në Hagë: Putini duhet të përballet me drejtësinë

Zelensky në Hagë: Putini duhet të përballet me drejtësinë

Në një fjalim me titull "Nuk ka paqe pa drejtësi për Ukrainën" të mbajtur sot në Hagë, qytet ku ndodhet Gjykata Penale Ndërkombëtare, Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se Putini "meriton të dënohet për këto veprime kriminale pikërisht këtu në kryeqytetin e së drejtës ndërkombëtare".

Ndërsa iu referua Putinit, Zelensky tha: "Ne të gjithë duam të shohim një Vladimir të ndryshëm këtu në Hagë, ai që meriton të sanksionohet për veprimet e tij kriminale këtu, në kryeqytetin e së drejtës ndërkombëtare".

"Jam i sigurt se do ta shohim këtë të ndodhë kur të fitojmë," tha ai, duke shtuar: "Kushdo që sjell luftë duhet të marrë gjykimin".

Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar një urdhër-arresti për Putinin për deportimin e pretenduar të fëmijëve nga rajonet e shkatërruara nga lufta.

Rusia ka hedhur poshtë akuzat dhe juridiksionin e ICC-së për konfliktin e saj me Ukrainën, të cilin ajo preferon ta quajë "operacion special ushtarak".

Zelensky mbajti fjalimin e tij në Hagë një ditë pasi Rusia akuzoi Ukrainën se po përpiqej të godiste liderin e Kremlinit me dron. Kremlini tha se e percepton sulmin si një përpjekje për të vrarë Putinin.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev bëri thirrje të mërkurën për "eliminimin fizik" të Zelenskit. Udhëheqësi tha: "Pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka asnjë opsion që të lëmë mënjanë eliminimin fizik të Zelensky-t."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy