I dyti në radhë që ka paraqitur platformën e tij lidhur me garën për kreun e ri të SPAK, është Altin Dumani. Ai ka deklaruar se nuk ka konflikt interesi me asnjë nga anëtarët e KLP-së, teksa u shpreh se është shumë i motivuar për të garuar për kreun e SPAK.
Suksesi varet nga bashkëpunimi instutucional, puna në grup dhe integriteti personal i anëtarëve të SPAK. Sa herë me është dashur të angazhohem në gara është e vështirë, sepse ne jemi mësuar të përfaqësojmë akuzën dhe jemi të kursyer kur flasim. Kam një eksperiencë të gjatë në radhët e prokurorisë. Iu përgjigja thirrjes për t’u bërë pjesë e garës ndërsa prej tre vitesh jam anëtar i SPAK. E kam parë si mision punën në SPAK dhe është shumë i vështirë”, tha Dumani.
Ai tha gjithashtu se ka ndjekur penalisht vepra me natyrë korruptive, duke çuar në gjykim gjyqtarë dhe prokurorë, apo drejtues të ndryshëm institucionesh.
Kam pasur një ngarkesë të plotë në hetim dhe gjykim. Kam hetuar 99 çështje dhe 284 persona. Kam ushtruar ndjekjen penale me natyrë korruptive, kam përfaqësuar çështje në gjykim, për gjyqtarë, prokurorë, për drejtues të ndryshëm institucionesh. Gjithashtu edhe qenia e krimit të organizuar më ka dhënë mundësinë të angazhohem në hetime të rëndësishme për kohën dhe vlerësoj se i kam përfaqësua me sukses duke u përballur me eksponentë të ndryshëm të krimit të organizuar dhe duke përfaqësuar denjësisht akuzën para çdo personi. Lufta kundër krimit të organizuar është në të gjithë territorin gjeografik, disa frute janë arritur disa të tjera janë në proces.
Më tej Dumani në prezantimin e platformës së tij para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shpreh se duhet të rritet besimi tek drejtësia.
Duhet të rritet besimi tre drejtësia. Jam shumë i motivuar për të garuar për kreun e ri të SPAK. Bashkëpunimi me njëri-tjetrin duke u bërë pjesë e hetimit me grupet hetimore të ngritura. Nuk mund të lë pa përmendura edhe luftën kundër krimit të organizuar. Kemi sot një bashkëpunim shumë të frytshëm, të cilët gjejnë një partner besnik dhe të aftë profesionalisht. E vetmja mënyrë për të për të goditur krimin e organizuar është bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtar. Detyrën time e shoh si mision dhe jo si vend pune. Miratimi i rregullores për prokurorinë. E vlerësoj si akt jetik miratimin e kësaj rregullorja. Ti nënshtrohet ky draft një diskutimi konstruktiv sa më shpejt të kemi këtë akt dhe të bëhet funksional. Të krijohet si traditë organizim i përmuajshëm mes gazetarëve dhe prokurorëve.



