Eksperti i financave Elvin Meka në ‘MCN Economy’ duke komentuar lidhur me shifrat e të arsimuarve ku sipas INSTAT është vënë re një rënie me 5.4% studentë më pak gjatë 2021 deklaroi se kjo rënie e studentëve ka 10 vitet e fundit që ka filluar.
Ai tha se një nga faktorët kryesor që ka ndikuar në këto shifra ka të bëjë pjesërisht me numrin e të emigruarve, ndërsa pjesa më e madhe lidhet me lindshmëritë e vogla. Sipas tij, jemi shumë afër zeros, jemi me ritme negative ku regjistrohen më shumë vdekje se sa lindje.
Natyrishit që ka më shumë se një faktor që sjell këtë rënie të vazhdueshme dhe për fat të keq nuk kemi të bëjmë me rënie e viteve të fundit, por në 10 vitet e fundit kemi një rënie të përshpejtuar të studentëve që nis nga parashkollori te ai universitar. Sigurisht që faktori kryesor mbetet largimi në emigracion ku pjesa më e madhe merr pjesë kjo lloj grupmoshë 18-34 vjeç, dhe ajo që po vihet re negativisht ka të bëjë dhe me largimin nga shkolla të fëmijëve pa mbushur moshën 18 vjeç, pritet që në vitet e ardhshëm të kemi dhe rënie në arsimin e mesëm. Nga ana tjetër bie në sy pjesa e arsimit fillor, nga klasa e parë deri tek ajo e gjashta, që shpjegohet pjesërisht me largimin e familjeve në emigrim dhe lindshmëria e pakët. Jemi shumë afër zeros, jemi me ritme negative më shumë vdekje, se sa lindje.
I pyetur se çfarë tregojnë këto shifra dhe si projektohet kjo në ekonominë e vendit, Meka tha se mungon auditimi i fuqisë intelektuale tek të rinjtë dhe se studentët ndjekin trendët e profesioneve me euforizëm.
Çfarë problematikash vihet re, me të drejtë u tha se u ngrit shqetësimi se studenti nuk duhet të ndjekë në mënyrë të verbër atë degë për të cilën gjënë punë në treg. Shkolla e lartë prodhon për tregun e punës, kjo ka qenë e vërtetë, ka dhe do ketë një kërkesë stabël edhe pse ka ardhur në rënie në përgjithësi, por ajo që vihet re është se kërkesa për degë të tjera është pak a shumë e nxitur dhe nga euforia, kemi një rritje shumë të madhe në mjekësi, infermieri dhe shkenca mjekësore dhe kjo ka të bëjë me krahun e punës për jashtë shtetit, pra Shqipëria pa asnjë filtër dhe kufizimi, së shpejti të gjithë universitetet private në Shqipëri do kenë të paktën inxhinieri, infermieri dhe shkenca mjekësore teknike, do bëhen të gjithë njësoj. 90% e atyre që mbarojnë në infermieri nuk punojnë infermierë sepse ka të bëjë me programin mjekësor dhe fuqinë intelektuale. Por trendi mbetet, dhe tregu i huaj kërkon infermier, inxhinier, prandaj ke prirje, s’ke prirje janë duke rendur pas mjekësisë, infermierisë, informatikës sepse është trampolina më e rëndësishme për të ikur nga Shqipëria.



