“Paradise Papers”/ Çfarë janë parajsat fiskale?

“Paradise Papers”/ Çfarë janë parajsat fiskale?

Në thelb, parajsat fiskale janë një vend i huaj, që nuk ka rregullat e vendit tënd, dhe ku kompani ose individë të ndryshëm mund të dërgojnë para apo asete financiare me qëllim përfitimin nga taksat më të ulëta ose mungesa e tyre.

Këto zona njihen ndryshe si parajsa fiskale ose “strehë parash”. Ato janë përgjithësisht të qëndrueshme, të fshehta dhe të besueshme. Zakonisht ishujt e vegjël janë vende ku ngrihen qendra të tilla.

Britania e Madhe luan një rol të rëndësishëm në këtë fenomen, pasi shumë prej vendeve ku ngrihen këto kompani janë nën varësinë e kurorës mbretërore. Për më tepër, shumica e avokatëve, financierëve dhe bankierëve që punojnë në industrinë offshore ndodhen në Londër.

Kur është fjala për parajsa fiskale, emrat e përfshirë nuk janë thjesht të pasurit për të cilët keni dëgjuar të flitet. Ka të bëjë me super të pasurit. Brooke Harrington, autor i librit “Kapitali pa kufij: Menaxherët e të pasurve dhe 1%-shi” thotë se financa offshore nuk ka të bëjë vetëm me 1%-shin (të pasurit), por me 0.001%, pra ata më të pasurit. Asete me vlerë 500 mijë dollarë janë të papërfillshme për këto skema, thotë ai. / BBC / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy