Asnjë i mbytur në bregdetin e Lezhës, vlerësohen me certifikata mirënjohjeje vrojtuesit e plazheve

Asnjë i mbytur në bregdetin e Lezhës, vlerësohen me certifikata mirënjohjeje vrojtuesit e plazheve

Gjatë këtij sezoni turistik në bregdetin e Lezhës nuk ka patur asnjë rast mbytjeje, megjithëse nuk kanë qenë të pakta rastet e shpëtimit nga ana e vrojtuesve të plazhit.

Në këtë kuadër në shenjë mirënjohjeje, Bashkia e Lezhës vlerësoi me certifikata disa nga të rinjtë vrojtues, të cilët kanë vënë në rrezik jetën e tyre, për të shpëtuar pushuesit.

Kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu teksa vlerësoi performancën e vrojtuesve në vijën bregdetare të Lezhës, tha se një sezon i suksesshëm si ky nuk mund të quhej i tillë nëse do të mungonte siguria.

Ndreu vleresoi kontributin e këtyre të rinjve, duke iu ofruar mbështetjen e institucionit që drejton.

E pranishme ishte edhe zëvendësministrja e turizmit Almira Xhembulla, e cila vlerësoi performancën e këtyre të rinjve, ndërsa tha se në të ardhmen do të bëhet më shumë që në çdo biznes të jetë i detyrueshëm edhe vrojtuesi.

Presidenti i Federatës së Vrojtuesve të Plazhit u ndal tek sakrificat që bëjnë çdo ditë këta të rinj, duke u ndalur edhe tek rasti i fundit në Lezhë, ku Zëvendës presidenti i kësaj federate Robert Necaj rrezikoi jetën e tij duke shpëtuar dy të rinjtë nga Kosova.

Mes emocionesh vrojtuesit e bregdetit të Lezhës morën certifikatat e mirënjohjes, që përveç vlerësimit, do të thotë shumë për misionin e tyre në vetvete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy