Gemi: Emigracioni është kthyer në instrument përplasjesh, marrëveshja Rama-Meloni s’ka logjikë praktike

Gemi: Emigracioni është kthyer në instrument përplasjesh, marrëveshja Rama-Meloni s’ka logjikë praktike

Ekspertja e OECD për Migracionin Eda Gemi, deklaron se emigracioni është kthyer një nga elementët kyç më të rëndësishëm në fabulën e krizave politike që nuk janë më lokale dhe kombëtare, por janë globale.

Për emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ajo deklaroi se emigracioni është kthyer në një instrument të përplasjeve sepse lidhet me çështjet e sigurisë.

Sa i takon rastit të marrëveshjes së emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë, Gemi thotë se është një model nuk funksionon dhe që nuk ka një logjikë praktike.

Rasti i Gjermanisë në dy vitet e fundit është shumë karakteristik po ta krahasosh me 2015 në kohën kur Merkel thoshte “jeni të gjithë të mirëpritur”.

Emigracioni ka të bëjë kryesisht me sigurinë dhe e dyta me ekonominë. Sa më homogjen të jemi ne aq më kohezion social kemi.

Ka një kod komunikimi historiko civilizues që ne na bën unik dhe homogjen dhe të përgatitur për të përballuar sfidat të përbashkuar dhe në mënyrë harmonike.

Në kohën e “fshesës” së Greqisë, mediat greke thoshin shqiptarët janë kriminelët më të mëdhenj, por po të shikoje statistikat dhe kategorinë e krimit, shihje që ishte disproporcional në raport me vendasit.

Mjafton të ndodhë një ngjarje dhe thuhet që të gjithë janë të këqij, na kanë ardhur të gjithë ata që kanë dalë nga burgjet.

Plakja demografike, ulja e lindjeve, nevoja për të mbajtur një standard ekonomik, rezulton se nuk është e bëshme me atë fuqi punëtore që ti nuk e ke.

Në momentin që kemi shumë më pak burime ekonomike, apo situatë ekonomike që nuk ka me lirshmërinë e jetës dhe standardet e mirëqenies, unë kam konkurrent dhe është tjetri.

Për marrëveshjen Meloni-Rama, pas dështimit në Ruanda në rastin e Anglisë, e njëjta gjë po ndodh dhe me rastin tonë.

Fakti që kanë kaluar kaq muaj nga tetori dhe askush nuk ka qëndruar më shumë se dy ditë, tregon se ky model nuk funksionon.

Nuk ka një logjikë praktike, përveç një lloj diskursi ndaj emigrantëve.

Në rastin konkret më shumë se 50 emigrantë nuk kanë shkelur në tokën shqiptare, përveçse gjyqet i kthyen, sa mblodhi Meloni?

Është një shqetësim më shumë politik se sa real.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy