
Presidenti turk Tajip Erdogan i tha në një telefonatë homologut rus Vladimir Putin se vendi i tij mund të luajë një rol ndërmjetësues në lidhje me centralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë.
Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu zhvillimet në lidhje me eksportet e grurit ukrainas dhe shprehën vendosmërinë e tyre për të vazhduar sipas planeve ndërtimin e centralit bërthamor Akkuyu në Turqi.
Erdogan dhe Putin ranë dakord të diskutojnë çështjet në detaje kur të takohen në Samarkand të Uzbekistanit, në Samitin që do të mbahet në datat 15-16 shtator.



