550-vjetori i vdekjes, Kisha Katolike mban meshë për Skënderbeun

550-vjetori i vdekjes, Kisha Katolike mban meshë për Skënderbeun

Kisha Katolike në Lezhë ka mbajtur dje një meshë me rastin e përvjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Mesha e falënderimit u mbajt paraditen e djeshme në Kishën Katedrale të qytetit, ndërsa pas saj u zhvillua edhe një ceremoni pranë memorialit të Skënderbeut.

“Ne duam të falënderojmë Zotin që, falë burrave dhe atdhedashësve si Skënderbeu, sot kemi lirinë, kemi një atdhe. Në një kohë, e cila ndryshon shumë nga e sotshmja, ai me shumë kurajo e forcë i bëri ballë njërës prej perandorive më të forta e gjakatare të kohës. Sikurse pati thënë Papa Pali VI: “Shekulli XV qe për kombin shqiptar një prej periudhave më të vështira, por edhe më të lavdishme të historisë së tij ... Qëndresa e shqiptarëve përreth një çerek shekulli qe e guximshme dhe fitimtare, mbi të gjitha falë vlerës dhe zotësisë së kryezotit të tyre, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, thuhet në njoftimin e kishës për këtë aktivitet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy