Tritol restorantit në Fushë-Krujë (VIDEO)

Tritol restorantit në Fushë-Krujë (VIDEO)

Restoranti i një 41-vjeçari në Fushë-Krujë është përfshirë nga një shpërthim i fuqishëm pak minuta pas mesnatës të së premtes, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia dyshon se lënda plasëse është vendosur për shkaqe konkurence, ose si pasojë e konflikteve personale të pronarit.

Kur kishin kaluar 30 minuta nga mesnata e së premtes, një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer në pjesën hyrëse të një bar-restoranti në Fushë-Krujë. Për pasojë u shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa policia nuk ka identifikuar autorët apo shkaqet e ngjarjes. Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se rreth orës 00:23 ka marrë njoftim se në Krastë, në pjesën hyrëse të lokalit Bar- Restorant në pronësi të shtetasit M.V. 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë kanë vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. “Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët Antieksploziv”- njofton policia, ndërsa paraprakisht mendohet se bëhet fjalë për tritol. Konkurenca mendohet të jetë shkaku I ngjarjes, ndërsa policia po verifikon edhe konfliktet personale të pronarit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy