Meta kthen në Kuvend ligjin e pronave: Disa nene bien ndesh me dispozitat kushtetuese (VIDEO)

Meta kthen në Kuvend ligjin e pronave: Disa nene bien ndesh me dispozitat kushtetuese (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me argumentin se ky ligj bie ndesh me dispozitat kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën plenare të datës 5 mars 2020, ka miratuar ligjin nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj në datën 10.03.2020 i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje.

“Kjo nismë ligjore nuk kaloi për miratim si paketë bashkë me ligjin nr. 111/2018 “Për Kadastrën”, siç u propozua, ndërkohë që u kërkua opinioni i Komisionit të Venecias për dispozita të projektligjit, të cilat kishin të bënin me kriteret për konfirmimin e të drejtës së pronësisë për tokën bujqësore për personat që dispononin Akte të Marrjes së Tokës në Pronësi”, sqaroi Presidenca.

“Ky ligj ka të deklaruar si qëllim të tij krijimin e bazës ligjore të thjeshtuar e të harmonizuar për përfundimin e proceseve kalimtare administrativo-ligjore të trajtimit të pronës së paluajtshme të shtetit dhe pronës private, qëllim ky i mirëpritur nga Presidenti i Republikës”, vijon argumentimi i Presidentit.

“Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi dhe në përfundim të shqyrtimit, çmon se disa nene të këtij ligji duhen rishikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi përmbajtja e tyre në formulimin aktual: cenon parimin e sigurisë juridike; bie ndesh me dispozita kushtetuese; rrezikon të krijojë tension kushtetues; si dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”, theksohet në njoftimin e Presidentit.

“Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës së parashikuar në pikën 1, të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e tij në disa dispozita ndër tjera në argumentet e sjella nga Presidenti për kthimin e ligjit në Kuvend”, theksohet në njoftimin e Presidentit të Republikës.

Ligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” u miratua nga Komisioni i Ligjeve më 4 mars dhe hyri në seancë me procedurë të përshpejtuar një ditë më pas.

Ligji është kundërshtuar nga ish-pronarët, të cilët thonë se favorizon zaptuesit e tokës. Po ashtu, kundër ligjit është shprehur edhe Partia Demokratike, sipas të cilës  ligji bie ndesh me ligjin e legalizimeve, pasi ka mbivendosje kompetencash ndërmjet institucioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy