Janë vepra me rëndësi për letërsinë dhe historinë e saj, të cilat fatmirësisht ekzistojnë të sjella në gjuhën shqipe.

Shumë prej tyre, të përkthyera nga origjinali vite më parë, vijojnë të mbeten shtylla për studime të ndryshme, ndërkohë që shqipërimi i tyre, sigurisht është sfidë e vështirë dhe që nuk mund të bëhet shpesh.

Prof. Evalda Paci, njohëse e mirë e gjuhës latine, vëren se variantet e përkthimit që posedojmë janë përkthime shumë të mira, por që janë bërë shumë vite më parë. Ndërkohë, ajo shton se është për t’u nënvizuar rëndësia e rinjohjes së varienteve që posedojmë në lidhje me letërsinë antike greke e romake.

Me interes është edhe përkthimi i veprave nga hebraishtja dhe arabishtja, dy gjuhë të grupit të gjuhëve semitike prej të cilave sot janë të gjalla vetëm 4 gjuhë.

Sa i përket arabishtes, prej vitesh ka përkthime, kryesisht të natyrës filozofiko-historike apo teologjike, por nuk ka ende letërsi arabe të përkthyer direkt nga origjinali.

Albane Reli, njohës dhe përkthyes nga disa gjuhë, mes të cilave edhe nga arabishtja dhe hebraishtja, po përpiqet ta sjellë këtë letërsi nga burimi.

Përsa i përket gjuhës hebraike, ai është i pari që ka sjellë në shqip nga origjinali një vepër letrare të shkruar në këtë gjuhë, “Djali me biçikletë” të Eli Amir.