Shkatërrohet një laborator kokaine në Prishtinë

Shkatërrohet një laborator kokaine në Prishtinë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është shkatërruar një laborator i kokainës në Prishtinë. Pas një hetimi 10 mujor të shtunën në mbrëmje në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë në bodrumin e një banese është u zbulua laboratori i drogës.  

. Sipas ministrit të Brendshëm ky është laboratori i 19-të që shkatërrohet në tre vitet e fundit.

Goditet edhe një laborator i drogës i llojit kokainë në Prishtinë. Këtij fenomeni i kemi shpallur luftë që nga marrja e mandatit dhe kemi qenë të pakompromis në këtë drejtim. Laboratori i sotëm është i 19-ti i shkatërruar në tri vitet e fundit, 40 grupe kriminale që janë marrur me këtë veprimtari janë shkatërruar e janë sekuestruar mbi 2.500 kilogramë sasi të llojeve të ndryshme të drogave.  Kjo betejë do të vazhdojë dhe askush nuk do të jetë i paprekshëm e i fuqishëm para ligjit. Ky fenomen që rrezikon jetën e fëmijëve e rinisë sonë dhe që shkatërron harmoninë në familjet e vendit tonë, do të goditet në vazhdimësi dhe pa mëshirë nga ana jonë. Të gjithë kriminelëve, të të gjitha ngjyrave, iu them që nuk ka hapësirë për veprimtarinë e tyre kriminale në Kosovë. Prapa hekurave është vendi për ta”, ka shkruar Sveçla në Facebook. 

Në njoftimin e Policisë thuhet:“Dyshohet që ky ‘Laborator’ për përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë të kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit. Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e përdorimit, kultivimit apo shitjes së substancave narkotike, përderisa masa të ashpra ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra të tilla kriminale që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë. Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që në të mirën e përgjithshme për çfarëdo informate të rëndësishme që posedojnë në funksion të luftimit të dukurive negative të ndihmojnë Policinë e Kosovës dhe ofrojnë bashkëpunim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy