
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, Klik Ekspo Group, çeli dje siparin e edicionit të 31-të të tij, i cili do të jetë i hapur për publikun deri me datën 8 nëntor.
Antje Wandelt, e dërguara e shtetit gjerman për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut e Kosovën tha për mikrofonin e MCN Economy se kompanitë gjermane duan të rrisin bashkëpunimet dhe të ndërtojnë linja furnizimi të industrisë së automobilave.
Sipas Wandelt, investitorët gjermanë shohin si mundësi transportimin e pajisjeve me maune të ndryshme.
Wandelt e konsideron Shqipërinë dhe Kosovës si një vend me potenicale dhe se ka mundësi bashkëpunimi ndër të tjera dhe në fushën e teknologjisë së informacionit.
Jemi të shpërndarë në thuajse 150 vende. Kam partneritet dhe me Dhomën Tregtare në Shqipëri.
Jemi fokusuar tek linjat e furnizimit. Gjermanët kërkojnë investime të ndryshme që duan t’i bëjnë në rajon.
Duam që të rrisim bashkëpunimet. Ashtu siç gjermanët e kanë në fokus, që është industria e automobilave duam që të ndërtojmë linja furnizimi të industrisë së automobilave.
Kjo linjë furnizimi e automobilave bëhet për të diversifikuar sa më shumë që të jetë e mundur bashkëpunimin mes kompanive shqiptare dhe gjermane.
Ballkani Perëndimor është afër Europës. Ajo që shohim si mundësi është që të transportohen me maune pajisje të ndryshme. Jemi të fokusuar tek turizmi , sektori i shërbimit dhe teknologjia. Fokusi kryesor që ka Gjermania janë metalet dhe plastika.
Ka potenciale Shqipëria. IT është një nga to, mund të ketë bashkëpunime. Kosova po ashtu.



