
Eksperimenti i fundit me ringjalljen e trurit të derrit të ngordhur synon që mjekët të rikthejnë funksionin e trurit te pacientët që pësojnë arrest kardiak.
Por për imamin dhe ish-Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra, i ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN” në aspektin fetar, deri është e vetmja kafshë që ndalohet me Kuran.
Gjatë tërë kohës së vet të historisë së njerizimit nuk është për tu menduar nuk ka arsye që feja dhe shkenca janë antagonizma, bëjnë përplasje.
Por feja dhe shkenca e plotësojnë njëra-tjetrën dhe shkenca është në dispozicion, në shërbim. Është ndër të vetmet kafshë që ndalohet, është e çuditshme dhe sa interesant por jo vetëm ne Kuran por edhe te hebrenjtë, është i përcaktuar në mënyrë definitive ndalimi i saj. Është e vetmja krijesë ose kafshë ndalohet dhe jo tjerat.
Sepse vetë krijesa , deri, nuk është i ndaluar pse është, sidomos ai që është i lirë, i egri, jo këta që mbarështohen, por ai i liri nuk është i ndaluar. Në momentin që njeriu vendoset ta konsumojë, aty është pjesa e ndaluar.
Në ajete, në Ku’uran e citon ‘në raste ekstreme te jetës dhe vdekje, për konsumim, lejohet sa për të mbetur gjallë, konsumimi i mishit, në raste mbijetese’, ky është rasti i vetëm, pra edhe në raste kur kërcënohet jeta.
Transplantimi i parë që u tentua përmes zemrës së derrit, nuk di më tej, sepse ai është i konsumuar do thërret, do merret zemra, ndoshta edhe tentativa e parë dhe dështimi ka diçka që nuk shkon.
Ish-Myftiu Gurra ngre dyshime se pse vetëm derri është kafsha që përfshihet në hulumtime në mjekësi, e jo ndonjë kafshë tjetër.
Testimet dhe kërkimet vazhdojnë por personalisht i qëndroj, jo verbërisht , ajo që vjen nga Krijuesi, mbetet mbi çdo tjetër që shkenca mund të avancojë sot, sepse ndoshta jemi prape në studime ose hulumtime.
Është i vetmi derri i ndalura dhe jo kushdo tjetër.
Kjo do të kërkojë eksperimente që edhe kafshë të tjera që mund të jenë afër shpëtimit të jetës së njeriut, e pse pikërisht derri?.



