Moment terrori në Spanjë. Një makinë është futur në mes të turmës në një pedonale të Marbella-s, në rajonin e Andaluzisë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa turma është përfshirë nga paniku për shkak të ngjashmërisë së këtij episodi me sulmet e Nicës dhe Berlinit.
Pas ngjarjes, hetimet nxorën se hyrja e makinës në turmë ka qenë e qëllimshme, por ka pasur si shënjestër vetëm tre persona. Policia spanjolle ka arrestuar drejtuesin e mjetit dhe një pasagjer, të dy në gjendje të dehur.
Shkak i sulmit mendohet të ketë qenë një sherr mes dy grupesh angleze. Ata janë konfliktuar në një festë dhe për këtë arsye janë nxjerrë jashtë, për të vijuar konfliktin në rrugë.



