Denisa Shyle rrëfen jetën mes Shqipërisë dhe Turqisë, si la karrierën e arkitekturës për astrologjinë: Nuk është fall

Denisa Shyle rrëfen jetën mes Shqipërisë dhe Turqisë, si la karrierën e arkitekturës për astrologjinë: Nuk është fall

Astrologia Denisa Shyle rrëfen jetën e saj, duke zbuluar origjinën e saj nga Leskoviku dhe se ka studiuar për arkitekturë në Turqi, profesion të cilin e ka ushtruar për 12 vjet, deri kur u shkëput për astrologjinë.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, ajo foli për jetën mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe pohon se familja e saj nuk e përkrahu në zgjedhjen e bërë për astrologjinë.

Shyle thotë gjithashtu se më parë nuk e besonte fare astrologjinë, deri kur u prezantua me të dhe se kthesa e madhe ndodhi gjatë pandemisë.

Kam bërë kolegjin turk katër vite në Tiranë dhe shkonim shumë rrallë në shtëpi, ishim brenda katër mureve. Ka qenë eksperiencë shumë e bukur se ishim të gjithë moshatarë. Mami im e kishte ëndërr që unë të studioja jashtë shtetit. 

Kam talent për pikturë, por isha e vetëdijshme se nuk haja dot bukë me pikturë. Kam pasur talent dhe për shkencat, fizikën dhe gjeometrinë. Duke qenë se arkitektura është arti në të cilin jetojmë, më pëlqeu. 

Vitin e parë e kam ndjerë veten komplet aliene në Turqi. Megjithatë kanë një kulturë shumë të pasur, ndryshe nga sa kemi menduar. Njerëzit e konceptonin si diçka të largët. Turqit janë shumë më të ngrohtë dhe të dashur se shqiptarët. Nuk kanë paragjykime.

Mënyra si praktikohet feja islame në Turqi, i pranon të gjithë është dashamirëse. Megjithëse shumica e shoqërisë sime në Turqi, ishin të krishterë. Njerëzit në Turqi shikojnë përtej fesë, ose mua kështu më rastisi. 

Njohja ime e parë me astrologjinë ka qenë gjatë pandemisë. Gjatë gjithë kësaj periudhe kam pasur një prezantim me veten time.

Çdo ngjarje që përjetova më bëri të thellohesha te bota ime e brendshme. Më parë nuk i besoja fare astrologjisë. 

Në momentin që e kuptova se kjo është një shkencë, ka qenë mësimi i parë që kemi marrë. Tre vite para se të studioja astrologjinë u prezantova me spiritualizmin dhe meditimin. 

Në mësimin e parë shpjegohej Kabala, trupi, lidhja që kemi me hyjnoren dhe shpirtin. Duke qenë se kam bërë astronomi spirituale, karmike, që i përfshin të gjitha. Unë nuk e shoh si horoskop, e shikoj si shkencë. 

Astrologjia studion tipologjinë e dritës, ndikimin e planetëve. Familja ime është kundra ende, nuk dëshirojnë të kuptojnë. Unë gjithmonë kam qenë ndryshe nga fisi, kam pasur botën time të brendshme. Kam probleme me përqendrimin, por në disa momente kam super përqendrim. 

Provova të bëja dhe karrierën në arkitekturë dhe në astrologji, por nuk munda pasi kur fokusohem te një gjë, jepem totalisht aty. 

Kam pasur mbështetje nga miqtë. Astrologjia më ka bërë të zbuloj veten time, gjithë ato pjesë të miat që nuk i pranoja dot. Në momentin që pranova veten, nuk kishte nevojë të shpjegohesha tek të tjerët. 

Jeta ime në Turqi kishte vite që kishte mbaruar, ishte cikël i mbyllur dhe mua po më dëmtonte. Isha afirmuar si arkitekte, por nuk doja ta bëja më si profesion. Kisha filluar me astrologjinë dhe kisha oferta nga Shqipëria.

Nuk i marr vendimet thjesht, bëj shumë analiza. Njerëzit përreth dhe familja ime e mendonin si vendim impulsiv kthimi në Shqipëri, por nuk ishte i tillë. Kisha vite që e mendoja. 

Të bësh astrologji në Shqipëri është e vështirë, pasi përfaqësohet në mënyrë të gabuar. Letrat Tarot dhe astrologjia janë bërë të gjitha një, ose astrologjia perceptohet si fall. 

Por unë jam shumë falënderuese për gjithë astrologët që kanë hedhur themelet në Shqipëri dhe kanë shtruar rrugën. Por gjatë kësaj rruge janë krijuar dhe tabu të pashëndetshme, që e përfaqësojnë astrologjinë në mënyrë të gabuar. 

Ndërsa përfaqëson universin, përkthehet në parashikim fati në mënyrë banale. Ka disa personazhe që më pëlqejnë në astrologji, si Meri Shehu, Meri Gjini, Jorgo Pulla, ishte dhe Jofiel Koço i cili kishte shumë informacione dhe perceptim ndryshe. Është kontribut, sepse secili prej nesh ka këndvështrimin e tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy