Baze flet për arsyen e vendimit të DASH për Berishën: Po vazhdon të përdorë PD si mburojë, kjo është mbushja e kupës

Baze flet për arsyen e vendimit të DASH për Berishën: Po vazhdon të përdorë PD si mburojë, kjo është mbushja e kupës

Pyetjes se përse vendimi i DASH për ish kryeministrin Sali Berisha u shpall pas 8 vitesh nga largimi formal i tij nga pushteti, gazetari Mero Baze iu përgjigj duke thënë të kundërtën. Ai tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se arsyeja e vendimit non grata për Berishën është pikërisht fakti që nuk është larguar nga influenca politike dhe se po përpiqet të frenojë drejtësinë që të ndërshkojë familjarët dhe aleatët e tij. Siç u shpreh Baze, edhe pse Berisha është i korruptuar nuk ka guxuar askush të ngrejë asnjë çështje kundër tij.

Pjesë nga intervista:

Pse SHBA e shpalli non grata Berishën?

Baze: Ato që ka thënë Blinken nuk janë pak gjëra. Ai ka bërë një akuzë fatale se “ka minuar demokracinë në Shqipëri” duke i thënë se ka përdorur politikën për influenca personale. Çdo gjë që shtohet mbi këto është më e lehtë se këto.

Pse sot pas 8 vitesh që ka ikur formalisht nga pushteti?

Baze: Mendoj që përgjigja është për të kundërtën e konstatimit tuaj, ai nuk ka ikur nga influenca politike, nga pushteti nga ushtrimi i aktivitetit të tij politik që është vazhdim i përpjekieve të tij për të frenuar drejtësinë të ndërshkojë familjarët dhe aleatët e tij. Ai po përdor PD si mburojë të tij dhe kjo është mbyshja e kupës, ka të bëjë me 30 vite.

Është një dosje e grumbulluar hap pas hapi?

Baze: Po të shikojmë historinë e Ballkanit pothuajse të gjithë ngjajnë me të dhe përveç Millosheviçit askush ska marrë një dënim të tillë. Nuk është se Ballkani nuk ka pasur lider të tillë por kanë pasur një ndërprerje. Berisha vazhdonte dhe pas 25 prillit të përdorte PD për të destabilizuar vendin.

Në deklaratë e Blinken flitet për korrupsion madhor.

Baze: Edhe pse është i korruptuar nuk ka guxuar askush të ngrejë asnjë çështje. Të kishte ndodhur që Meksit ti vriteshin 4 njerëz në bulevard dhe të mos merrej fare në pyetje, e jo të dënohej. Prokuroria nuk guxonte ta thërriste, përkundrazi ai ngriti padi kundër porkurorisë. Djali i tij doli në 7 hetime tek Gërdeci dhe nuk e mori njeri ta hetonte. Nuk ka padi ndaj tij dhe kjo është arsyeja pse SHBA ndërhyri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy