Tomorri: “Arma bërthamore” që shkatërron ekonominë ruse

Tomorri: “Arma bërthamore” që shkatërron ekonominë ruse

Në tensionet gjeopolitike SHBA dhe Rusisë, problemi ka qenë gjithmonë Europa, çdo nismë e SHBA për të reduktuar kapacitetet ekonomike dhe ushtarake të Rusisë, ka hasur gjithmonë në rezistencën e Europës, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe.

Kësaj bindje i qëndron gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, i cili për “Arnautistan”, sqaroi se Gjermania me Francën, duken më hezituese për ti vendosur sanksione Rusisë.

“Do vijë momenti që ta bëjnë një zgjedhje të qartë. Ose do rreshtohen me masa të ashpra dhe do i vihet vijë e kuqe Rusisë, ose do të shtohet ndikimi rus në kontinent. Burime alternative ka dhe Europa duhet të kishte investuar, për të ulur varësinë e saj nga Rusia. Energjia e gjelbër, apo e rinovueshme, cilësohet si një nga frontet jo vetëm që ul ndotjen, por gjeneron edhe rritjen ekonomike. Ndoshta është parë si pika për uljen e tensionit mes SHBA dhe Rusisë”, tha Tomorri.

Lidhur me pagesat SWIFT, ai tha se është rrjeti ndërkombëtar i komunikimit, i cili mundëson kryerjen e pagesave kudo në botë dhe zotërohet nga bankat.

“Kjo kooperativë ka 11 mijë banka anëtare që përdorin këtë sistem për të koordinuar sistemet e tyre. Aty janë pothuajse të gjitha bankat. Për shkak se selia qendrore është në Belgjikë, është e detyruar që t’i bindet ligjeve të BE. BE ka fuqinë që të përjashtojë një vend nga SWIFT-i. Të gjitha vendet e BE nuk janë në një mendje për marrjen e kësaj mase. Ajo që ndodh nëse merret, është bllokimi i menjëhershëm i marrëdhënieve tregtare me jashtë. Përjashtimi nga SWIFTI i një vendi, është si arma bërthamore e luftës ekonomike. Ti e hedh dhe impakti është menjëherë shkatërrues”, sqaroi ndër të tjera gazetari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy