Çmimet e shtrenjta të apartamenteve në Shqipëri/ Roshi: S’kanë të bëjnë me tregun real. Po nxirren nga loja ndërtuesit e ndershëm

Çmimet e shtrenjta të apartamenteve në Shqipëri/ Roshi: S’kanë të bëjnë me tregun real. Po nxirren nga loja ndërtuesit e ndershëm

Shqipëria renditet e treta në Europë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve, në raport me të ardhurat, sipas një raporti të Numbeos.

Inxhinieri i ndërtimit dhe doktori i shkencave sizmike Artur Roshi, tha në MCN Live se çmimet e apartamenteve janë të fryra dhe s’kanë të bëjnë me tregun real të ndërtimit.

Sipas Roshit çmimet po rriten për të nxjerrë nga loja ndërtuesit e ndershëm dhe për të futur në treg ata që kanë para të pista.

Do të thoja që realisht çmimet e sotme janë të fryra, s’kanë të bëjnë me tregun real të ndërtimit në Shqipëri. Sipas meje arsyeja është politikë në radhë të pari, sapo u ndërruan bashkitë u rrit taksa 8 për qind mbi vlerën e tregut. Është gati 80-100 euro për metër katror. Është rritur kostoja për blerësin. Këta vijnë në emrin e të majtëve, të varfërve, në fakt duke rritur taksat i ulet mundësia të varfërit për të blerë apartamente. Pse e bëjnë këta për të kapur tregun. Për të thithur paratë e trafikut rritet kostoja duke shtuar elementë të rinj, gjëra luksi në fasadat e objekteve, që kanë të bëjnë me sipërfaqet e ventiluara. Rritet çmimi për të nxjerrë nga loja ndërtuesit e ndershëm dhe për t’u futur njerëz që s’kanë lidhje me ndërtimin, por që kanë para të pista, për t’i hedhur në treg”.

Vërtet një nëpunës në të gjitha vendet e botës mund të mos ta blejë shtëpinë, por ne s’kemi një sistem bankar të zhdërvjellët. Banka nuk jep kredi. A i marrin dot të gjithë çiftet e reja nga 1 milionë në muaj çifti, jo. Nëpunësit në vende e tjera të Perëndimit e blejnë për 7-8 vjet. Ndërsa te ne duhet të rrezikosh edhe bukën e gojës për të paguar kredi. Këtu janë edhe përqindjet e larta, sepse do që paratë që ka dhënë t’i marrë brenda një kohe të shkurtër, sepse s’ka besim se do t’ia kthesh të gjitha paratë.

Ne e dimë që gati 27 për qind e apartamenteve janë bosh. Nuk mund të blejë një emigrant një kat me 3 mijë euro metri/katror!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy