Nuk ka qetësi për Francën, pasi pasditen e sotme janë dëgjuar të shtëna me armë në një nga zonat më të frekuentuara të Parisit siç është katedralja Notre Dame.
Sipas mediave të huaja një person ka qëlluar një polic me çekiç.
Autori i sulmit ndaj polici është plagosur dhe menjëher është neutralizuar nga policia pariziene.
Ende nuk dihen shume detaje për ngjarjen në fjalë, por mësohet se e gjithë zona është evakuar për të shmangur ndonjë rezk të mundshëm.
Franca është në gjendje të jashtëzakonshëm që pas sulmeve të Parisit në vitin 2015 ku 130 persona humbën jetën.



