Përmbytjet/ Kalaja: Nëse SPAK-u do kishte vepruar në kohë, Durrësi s’do ishte në këtë gjendje!

Përmbytjet/ Kalaja: Nëse SPAK-u do kishte vepruar në kohë, Durrësi s’do ishte në këtë gjendje!

Avokatja Adriana Kalaja i ka bërë thirrje SPAK-ut që të shkojë në terren për të mbledhur provat, lidhur me një kallëzim penal të depozituar prej saj më 1 prill të vitit të kaluar, që lidhet me përmbytjet në Durrës. 

 

Kalaja vë në dukje se abuzim të madh me fondet e destinuara, ndërsa shton se ka abuzime nga shoqëritë ku kishte interesa direkt shtetasi Spartak Kovaçi. Sipas saj, nëse SPAK-u do kishte vepruar në kohën e duhur Durrësi s’do ishte në këtë gjendje me përmbytjet. 

 

“E shoh si papërgjegjshmëri totale të gjithë institucioneve shtetërore. Pushteti qendror dhe lokal këtë mision ka, që qoftë te kanalet kulluese dhe struktura të tjera ndërtimi, që lidhen me raste të tilla, sepse për këtë e kanë pozicionin e tyre. Pjesa dërrmuese është jo vetëm papërgjegjsmëria dhe shpërdorimi i detyrës, por edhe abuzimi me fondet, qoftë në rastin konkret me hidrovorin në Durrës, qoftë me kanalet kulluese. 

 

Ka një abuzim shumë të madh me fondet e destinuara, që i paguajmë ne si taksapagues. Shikoj një apati të jashtëzakonshme nga SPAK. Kallëzimi im penal është bërë në 1 prill 2025. Kam marrë vetëm një informacion që ka një hetim. Në një skandal me përmasa të paimagjinueshme, SPAK-u duhet të ishte në terren, pasi aty është vendi i duhur për të gjetur provat, të cilat ne ia kemi çuar. 

 

Meqenëse pretendojnë se çështjet janë nën hetim të shkojnë t’i verifikojnë. Janë abuzuar nga shoqëritë ku personi që kishte interesa direkte ishte babai i Spartak Kovaçit, dhe të gjitha tenderat i merrte po e njëjta kompani, që bën përgjegjës jo vetëm Kovaçin por edhe Emirjana Sakon, si kryetare e bashkisë. Vlera është minimalisht 46 milionë euro. I kam kërkuar SPAK-ut pezullimin e këtyre zyrtarëve të lartë nga detyra. Nëse SPAK-u do kishte vepruar në momentin e duhur, në Durrës s’do ta kishim këtë gjendje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy